Greqia drejt zgjedhjeve, si do të ndikojë në elektorat aksidenti i trenave
Qytetaret greke me 21 maj do te votojnë ne zgjedhjet e përgjithshme parlamentare. Kryeministri Mitsotakis kerkon nje tjeter mandat ne krye te qeverise
Më 21 maj në Greqi zhvillohen zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.
Ishte kryeministri grek Mitsotakis, ai i cili bëri me dije datën, duke u shprehur se ai donte një plan të pastër për të shtyrë reformat e mëtejshme pas katër vjetësh në krye në qeverisë.
“Vendi dhe qytetarët kanë nevojë për horizonte të qarta… zgjedhjet kombëtare do të mbahen në fund të mandatit katërvjeçar sic eshte planifikuar”, tha Mitsotakis.
Sipas sondazheve Partia Demokracia e Re e Mitsotakis që kur erdhi në pushtet nga vitit 2019 ka mbajtur epërsi të lehtë ndaj opozitës së majtë SYRIZA.
Por aksidenti tragjik hekurudhor që vrau 57 persona ka nxitur zemërimin e publikut dhe e ka ngushtuar këtë hendek.
Kryeministri shtoi se përvoja “e dhimbshme dhe traumatike” e fatkeqësisë hekurudhore nxori në pah mangësitë që shteti ka ende.
Teksa pranoi se “u bënë gabime”, Mitsotakis tha se slogani i tij i partisë do të jetë “ne do të vazhdojmë ta ndryshojmë Greqinë në mënyrë më jokonvencionale dhe me guxim”.
Zgjedhjet e 21 majit do të zhvillohen sipas një sistemi të ri të përfaqësimit proporcional. Ky sistem e bën të vështirë për një parti që të fitojë një shumicë të qartë, duke dhënë mundësi për një raund të dytë balotazhi. Ky votim balotazhi më pas pritet të zhvillohet në korrik.
LEXO GJITHASHTU:
Kosova shpall “Non Grata” ministren serbe pas deklartatës skandaloze për spastrim etnik
Komisioneria Marta Kos reagon pas deklaratave skandaloze të ministres serbe: Jam e tronditur, pres masa menjëherë
Marta Kos: Mali i Zi ka mbyllur mbi gjysmën e kapitujve të negociatave me BE-në
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë