“Greqia lejon vetëm martesat civile”, gazetari: Nuk lejohen ato fetare!
Këtë të premte në “Barometri” në Euronews Albania u diskutua qendrimi që shqip[tarët mbajnë ndaj komunitetit LGBT+ në raporte të afërta.
Sipas sondazheve rezultoi se sa më afër të ishte marrëdhënie me një person të këtij komuniteti aq më kundër ishin shqiptarët. Të pyetur nëse do pranonin një martesë me një person LGBT+, 94.2% janë përgjigjur me jo.
Për të folur për temën ishte i ftuar në një lidhje direkte edhe gazetari i Euronews Greece, Apostolos Staikos. Ai foli për ligjin e miratuar së fundmi në Greqi, ku janë pranuar martesat mes të njëjtës gjini.
“Nga ky çast një çift homoseksualësh mund të martohen. Flasim këtu për martesa civile, jo për martesa fetare. Debati shumë i madh që kemi në Greqi ka të bëjë me adoptimin e fëmijëve, me mundësinë e këtyre çifteve për të birësuar një fëmijë. Çiftet e homoseksualëve nuk kanë akses te nënat surrogate, pra të paguajnë një nënë që të mbajë fëmijën e tyre”,-tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
- Martesat e së njëjtës gjini në Shqipëri, shqiptarët në shumicë kundër
- “Do zbardhen tabulatet telefonike 6-mujore”, flet eksperti për vrasjen e 50-vjeçarit
“Ishin zgjedhjet më të vështira”, profesor Mavros shpjegon si u ngrit PS në fund
“PS mori 34 mijë vota më pak se 2021 dhe siguroi 83 mandate”, ja si e arsyeton Çeka
Barometri vs KQZ, ballafaqimi i shifrave për zgjedhjet e 11 majit
- 12:06 Stuhia Bernadette godet Poloninë, paralajmërohen banorët të shmangin daljet në ambiente të hapura
- 11:56 Mbi 6,500 njerëz nisin Marshimin e Paqes, përkujtojnë viktimat e gjenocidit të Srebrenicës
- 11:52 Plagosje me thikë në Korçë, një i ri në gjendje të rëndë
- 11:52 “Samiti nuk arriti të bëhej historik”, reagon Moska: NATO na ka identifikuar si kërcënim afatgjatë!
- 11:42 Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
- 11:39 Zbardhen amendamentet e PD Parlamentin Europian që morë mbështetjen e eurodeputetëve, por u votuan kundër nga PS