Greqia paralizohet nga greva 24-orëshe, punëtorët kërkojnë rritje pagash
Athina, Selaniku dhe qytetet e tjera të Greqisë janë paralizuar që prej mëngjesit të sotëm, për shkak të një greve mbarëkombëtare 24 orëshe që kanë thirrur Konfederata e Përgjithshme e Sektorit privat (GSEE) dhe ajo e administratës shtetërore (ADEDY).
Në grevë, ku marrin pjesë federata, sindikata dhe shoqata nga sektori privat dhe publik, kërkojnë ndër të tjera rritje pagash dhe rikthimin e pagës së 13 dhe 14 dhe të kontratës kolektive të punës.
Ndër të tjera ata janë edhe kundër shtrenjtësisë, inflacionit, krizës së strehimit. Qarkullimi është pezulluar. Anijet do të qëndrojnë të ankoruar në porte, janë anuluar thuajse të gjitha fluturimet nga aeroportet e vendit, përfshirë edhe ato me Shqipërinë dhe anasjelltas. Raportohet se do të lejohen vetëm fluturimet që konsiderohet të domosdoshme.
Në grevë përveç mësuesve dhe pedagogëve, marrin pjesë studentët duke protestuar ndër të tjera për nivelin e arsimit, pasigurinë e tarifave të shkollave dhe duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj universiteteve private. Deri më tani policia ka njoftuar se ka arrestuar 6 persona.
E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)
- 21:58 E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000
- 21:48 Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme
- 21:37 Zbulim i rrallë në Parkun Kombëtar të Llogarasë, eksploruesit gjejnë zgavrën 70 metra të thellë
- 21:01 Rrëfehet xhaxhai i Rozalindës: Kishte mbi 40 ditë kërcënime nga Buzi, institucionet dështuan
- 20:42 Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti
- 20:30 Gazetari zbulon detaje nga tragjedia në Roskovec: Rozalinda pa vrasjen e prindërve dhe u mor peng