Greqia përshpejton hapat për pavarësim nga gazi rus

12 Prill 2022 | 14:22

Greqia do të përshpejtojë projektet e eksplorimit të gazit në bashkëpunim me investitorët privatë. Në përpjekje për t’u larguar nga varësia ruse  kryeministri grek u shpreh se synohet që shteti fqinj të kthehet  një qendër energjie në Evropë.

Pushtimi rus i Ukrainës dhe frika për furnizimin me gaz në Evropë kanë shkaktuar   një rritje të çmimeve, duke detyruar Bashkimin Evropian të kërkojë mënyra për të reduktuar varësinë  nga gazi rus me dy të tretat këtë vit dhe për t’i dhënë fund plotësisht deri në vitin 2027.

“Ne të gjithë në Evropë dhe Greqi e kuptojmë në mënyrë dramatike se po përjetojmë fundin e një epoke dhe fillimin e një epoke te re. Tani po kuptojmë rëndësinë e autonomisë, sigurisë energjetike dhe hapave që duhet të ndërmerren më shpejtë”, Kryeministri i Greqisë Kiriakos Mitsotakis

Gjatë një mbledhjeje  në komisionin e hidrokarbureve, kreu i qeverisë u shpreh se do të kërkohet për çdo lloj opsioni.

“Reduktimi i varësisë sonë nga gazi rus dhe kërkimi i zgjidhjeve alternative për lëndët djegëse fosile, si gazi natyror, i cili do të garantojë nga njëra anë energji të mjaftueshme energjie dhe nga ana tjetër çmime të qëndrueshme, janë tanimë një rrugë njëkahëshe”, tha Mitsotakis.

Greqia, e cila mbulon rreth 40% të nevojave të saj vjetore për energji me gaz rus, ka prodhuar sasi të vogla nafte në të kaluarën dhe është përpjekur të eksplorojë potencialin e saj hidrokarbur. Por çmimet e ulëta të naftës së papërpunuar në vitet e mëparshme, një zhvendosje në energjinë e gjelbër dhe mungesa e vullnetit politik kanë bllokuar planet e saj të kërkimit.

Deri në vitin 2023  Greqia synon të ketë një ide të qartë nëse ka rezerva gazi që mund të përdorë, ndërsa indikacionet e rezervave të mundshme të gazit deri më tani e bëjnë qeverinë optimiste.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026