Greqia vendos masa të reja shtrënguese nga 18 dhjetori

7 Dhjetor 2020 | 17:16

Greqia ka vendosur disa masa të reja shtrënguese, për personat të cilët hyjnë në territorin grek duke nisur nga data 18 dhjetor 2020 deri në 7 janar 2021.

Prej 18 dhjetorit të gjithë personat që hyjnë në territorin grek përveç testit negativ PCR si dhe procedurës PLF, do i nënshtrohen testit të shpejtë në pikat e hyrjes si dhe karantinës së detyrueshme 10 ditore.

Ndërkohë duke nisur nga 7 dhjetori në pikën kufitare të Kakavijës personat që do dalin pozitivë në testet shëndetësore nuk do të lejohen të kalojnë kufirin. Sipas njoftimit të bërë publik në mediat greke, kjo masë merret për të mbrojtur shendetin publik në shtetin fqinj.

Veç kësaj do të ketë edhe gjoba për personat e prekur me COVID-19 nëse tentojnë të hyjnë ilegalisht në Greqi. Deri më tani personat që dilnin pozitivë në kontrollet e palës greke në Kakavijë karantinoheshin 14 ditë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026