“Greqinë e Turqinë i kemi partnerë”, Rama: Të ruhemi nga kompleksi i inferioritetit

26 Gusht 2024 | 10:20

Kryeministri Edi Rama mori pjesë këtë të hënë në Konferencën Vjetore të Ambasadorëve të Shqipërisë, “Tirana Diplo 2024”.

Mes të tjerash në fjalën e tij kreu i qeverisë foli për aleancat me miqtë e palëkundur dhe partnerët e padyshimtë, duke theksuar se Shqipëria tashmë i ka të qarta si drita e diellit aleatët e saj strategjikë.

Ai përmendi Greqinë, Turqinë e Italinë si miq tradicionalë dhe partnerë të Shqipërisë, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që përtej përmasave, të rritemi si komb e shtet, duke lënë mënjanë si nacionalizmin folklorik ashtu edhe kompleksin e inferioritetit.

“Nuk është gjithmonë e lehtë, ne jemi miq tradicionalë të Turqisë dhe Greqisë dhe për ne janë të dyja të rëndësishme, por në të njëjtën kohë për ne është e shkruar që në programin tonë qeverisë se qoftë Greqia, qoftë Turqia bashkë me Italinë janë partnerët tanë strategjikë. Por ne duhet të rritemi e fuqizohemi si shtet dhe si komb, ndaj duhet të ruhemi nga humbja e sensit të përmasës sonë që në të shkuarën është shoqëruar me daullet e nacionalizmit folklorik dhe i ka kushtuar shoqërisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, por të ruhemi nga kompleksi i inferioritetit se nuk kemi asnjë arsye as për të parën as për të dytën, të dyja na kanë dëmtuar”, tha Rama mes të tjerash.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Za Fest” pushton kalanë e Rozafës, qindra artdashës në natën e dytë të festivalit

Muzika pushtoi kalanë e Rozafës, ku nata e dytë e “Za Fest” mblodhi qindra artdashës nga Shkodra dhe qytete të tjera të vendit. Në një...
16:18 | 25/07/2026

Hapat e parë drejt fitores, Pogradeci organizon edicionin e katërt të “Maratonës së Bebeve” (VIDEO)

Garë, emocione dhe shumë buzëqeshje shënoi edicioni i katërt i “Maratonës së Bebeve” në Pogradec, një aktivitet tashmë i kthyer në traditë, i cili lindi...
16:09 | 25/07/2026

Rrëzohet hidroavioni në SHBA, shpëtojnë 11 personat në bord (VIDEO)

Një hidroavion u rrëzua pasditen e së enjtes (23 korrik) në ishullin Sushia, në qarkun San Juan pranë Seattle, në shtetin Washington të SHBA-së. Në...
15:51 | 25/07/2026