Greva e fermerëve grekë bllokon lëvizjen në kufirin me Kakavijën për 4 orë
29 Nëntor 2025 |
20:32
Autoritetet kufitare në Kakavijë njoftojnë se më 30 nëntor 2025, nga ora 18:00 deri në 22:00 (sipas orës greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar. Sipas informacionit të marrë nga Policia Kufitare Greke, bllokimi vjen si pasojë e një proteste të paralajmëruar nga fermerët në territorin grek.
Gjatë kësaj periudhe, qarkullimi do të lejohet vetëm për automjetet që kanë urgjenca shëndetësore, ndërsa të gjitha mjetet e tjera do të ndalohen deri në përfundim të protestës.
Policia Kufitare Kakavijë kërkon mirëkuptimin e udhëtarëve dhe u sugjeron atyre të planifikojnë lëvizjet në orare alternative, për të shmangur pritjet dhe vështirësitë që mund të shkaktohen nga bllokimi i rrugës.
Lajme të Sugjeruara
Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
Një i paraburgosur në Institucionin e Paraburgimit të Vlorës ka mbërritur pa shenja jete në spital. Sipas informacioneve paraprake, ai është ndjerë keq brenda ambienteve...
Nis të zbatohet amnistia penale për 1300 të burgosur, lirohen 541 të parët
Ka nisur këtë të mërkurë zbatimi i ligjit për amnistinë penale në të gjitha institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale në vend, duke sjellë lirimin...
E rëndë në Vlorë, makina e Policisë Bashkiake përplas një fëmijë
Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Vlorë teksa një makinë e Policisë Bashkiake ka përplasur një fëmijë. Burime bëjnë me dije se...
- 22:28 Një i paraburgosur mbërrin pa shenja jete në spitalin e Vlorës
- 22:26 Anthony Gordon shënon ndaj Argjentinës, Anglia kalon në avantazh në gjysmëfinalen e Kupës së Botës
- 22:08 “Pres më shumë nga Shqipëria”, Ministri Sveçla i ashpër me Tiranën zyrtare për qëndrimin ndaj
- 22:07 “Do bënte spastrim etnik në Kosovë”, Sveçla: Daçiç dhe Vuçiç pasardhës të Millosheviçit
- 21:56 Debati Gjiknuri-Manja në Komisionin e Ligjeve, Klosi komenton në Euronews Albania nëse ka një “krisje” në PS
- 21:53 Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit