Greva e mjekëve britanikë, qeveria kërkon shtyrjen për në janar: Shkak vala e gripit
Sekretari i Shëndetësisë i Britanisë, Wes Streeting të hënën ka u ka bërë thirrje mjekëve britanikë që të riplanifikojnë grevën e tyre pesëditore për në janar ndërsa spitalet përpiqen të përballojnë një rritje të rasteve të gripit.
Shoqata Mjekësore Britanike (BMA), e cila përfaqëson mjekët specialistë të cilët përbëjnë pothuajse gjysmën e atyre që punojnë në spitale tha se greva do të fillonte të mërkurën për shkak të pagave dhe kushteve të punës.
“Dhjetëra mijëra mjekë në vijën e parë janë bashkuar për t’i thënë ‘jo’ asaj që është propozuar, e cila është qartësisht shumë pak dhe shumë vonë”, tha kreu i BMA-së, Jack Fletcher, duke shtuar se anëtarët e kishin hedhur poshtë propozimin e fundit të qeverisë për kushtet e punës.
Greva do të shtojë presionin mbi shërbimet e NHS-së, të cilat tashmë janë të mbingarkuara, pasi Shërbimi Kombëtar Shëndetësor i Anglisë paralajmëroi javën e kaluar se spitalet po përballeshin me një skenar të rastit më të keq për shkak të një “super gripi”.
Shtrimet në spital për shkak të gripit në Angli u rritën me më shumë se 50% në fillim të dhjetorit, duke arritur mesatarisht 2,660 pacientë në ditë. Ekspertët thonë se kulmi ende nuk ka ardhur.
Evropa në tërësi po përballet me një valë gripi të rëndë dhe autoritetet shëndetësore po paralajmërojnë se rastet po rriten në të gjithë kontinentin.
LEXONI GJITHASHTU:
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 13:17 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 12:58 Reforma territoriale, Berisha: Rama po bën gjithçka për konfrontim, ftoj qytetarët të protestojnë për këtë çështje
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër