Grevë në aeroportin e Berlinit, 57,000 pasagjerë të prekur

17 Mars 2026 | 16:26

Të mërkurën, asgjë nuk do të funksionojë në Aeroportin e Berlinit: do të ketë grevë nga ora 05:00 deri në 23:59 më 18 mars. Kjo do të prekë udhëtarët që planifikojnë të fluturojnë nga ose drejt kryeqytetit gjerman, të cilët do të duhet të riorganizojnë udhëtimet e tyre. Sipas kompanisë së aeroportit, rreth 57,000 pasagjerë do të preken nga kjo grevë.

Sindikalja Ver.di ka thirrur punonjësit e Aeroportit Berlin Brandenburg për një grevë paralajmëruese. Drejtuesit  e ka kritikuar ashpër këtë grevë, duke e konsideruar si të tepruar, sidomos në një situatë që tashmë është e tensionuar për shkak të ngjarjeve ndërkombëtare, përfshirë luftën në Iran. Rreth 2,000 punonjës janë thirrur të marrin pjesë në grevë, duke përfshirë stafin e zjarrfikësve, menaxhimin e trafikut dhe menaxhimin e terminaleve.

Për atë ditë, ishin planifikuar rreth 445 fluturime, por pasagjerët nuk do të mund të nisen. Ata që kanë rezervuar bileta duhet të kontaktojnë linjën ajrore për informacion mbi riorganizimin ose alternativa të tjera të udhëtimit. Në rastin e paketave turistike që nuk janë rezervuar direkt nga linja ajrore, përgjegjës është operatori i turizmit.

Raundi tjetër i negociatave për pagat është caktuar më 25 mars. Sindikata kërkon një rritje më të lartë të pagave për të kompensuar rritjen e kostos së jetesës, ndërsa kompania ka ofruar rritje graduale në disa etapa. Kryetari i negociatave të sindikatës e konsideron ofertën e punëdhënësve të pamjaftueshme dhe thotë se greva përdoret për të ushtruar presion dhe për të arritur një marrëveshje më të mirë.

Kjo nuk është greva e parë: edhe në shkurt, pilotët e Lufthansa kishin bërë grevë, duke shkaktuar anulime fluturimesh. Po ashtu, disa aeroporte në Belgjikë u detyruan të ndërpresin operacionet më 12 mars për shkak të grevave të punonjësve që kërkonin pagesa të papaguara dhe reforma pensionale. Grevat kanë prekur sektorë të ndryshëm, përfshirë transportin publik dhe operacionet e aeroporteve.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026