Grida Duma: Marrëdhënia e PD-së me LSI-në është krejtësisht e kënaqshme
Grida Duma foli për Euronews Albania për bashkëpunimin politik midis PD-së dhe LSI-së, ku u shpreh se marrëdhënia e tyre me LSI-në është shumë e kënaqshme.
“Marrëdhënia me LSI-në është krejtësisht e kënaqshme.”
Ajo tha se nuk ka konkurrencë midis dy partive, pasi nuk ka më mbivendosje të LSI-së me PD-në, meqenëse PD-ja është forcë që ka qëndruar në opozitë gjatë dhe e ka të stacionuar të gjithë strukturën politike.
“PD-ja është në pritje të gjatë të investimit të vet për të marrë fitoren që meriton dhe për t’ua dhënë shqiptarëve”, u shpreh znj. Duma.
Znj. Duma shtoi gjithashtu se PD-ja dhe LSI-ja kanë natyra të ndryshme në të bërit fushatë.
Grida Duma tha se do të ketë rritje të pjesëmarrjes në zgjedhje nga ana e elektoratit gri, dhe kjo pjesëmarrje do të jetë në avantazh të PD-së, pasi elektorati gri tradicionalisht nuk voton për partinë që është në pushtet.
“Që do të ketë një rritje të elektoratit gri në pjesëmarrje në zgjedhje, kjo nuk ka dyshim. Elektorati gri tradicionalisht nuk ka qenë ndonjëherë me pushtetin, pasi ka qenë anti-konformistë”, u shpreh znj. Duma.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 12:44 Skandali Epstein, Departamentit të Drejtësisë i vendoset afat kohor për publikimin e plotë të dosjeve
- 12:41 Rama pret në Kryeministri François Hollande, i akordon Medaljen e Artë të Mirënjohjes Publike
- 12:36 “Do luftojmë me thonjtë tanë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza
- 12:34 Japonia premton 15 milionë dollarë ndihmë për Iranin, Libanin dhe Bregun Perëndimor
- 12:30 Irani: Kalimi i anijeve në Ngushticën e Hormuzit nuk mund të garantohet pa koordinim me Teheranin
- 12:25 Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, policia merr në pyetje administratore e Sori-Al