Grida Duma tregon çfarë bëri pas sulmit me foto nga kryeministri Rama
Ish-deputetja e Partisë Demokratike Grida Duma tregoi për gazetaren Ilva Tare në Euronews Albania se nuk ishte shqetësuar aspak pas publikimit të fotos që shumëkush e cilësoi denigruese të znj. Duma, teksa shpaloste kandidatët e PS për zgjedhjet e 25 prillit.
Znj. Duma u shpreh se është indiferente kur e di se përballë ka një njëri nga i cili nuk ka pritshmëri të tjera dhe të cilit siç tha, nuk mund t’i kërkosh të ndryshojë kur ka arritur një farë moshe dhe treçerekun e gabimeve i ka bërë me vetëdije të plotë.
“Unë bëj pjesë në politikën shqiptare dhe e di se kë kam përballë. Siç e dhe e kam mësuar të vazhdosh të mbash kostot e një Shqipërie që është shumë larg të qenurit demokratike dhe njerëzore nga pikëpamja politike. Nuk më ka shqetësuar, shikoja mesazhet dhe nuk pata fare kuriozitetin të shihja çfarë kishte publikuar. Unë largoj nga vetja çdo gjë që më bezdis”, tha znj. Duma.
Kandidati i LSI, Edmond Haxhinasto e cilësoi të papranueshme gjuhën që sipas tij po përdoret nga mazhoranca në këtë fushatë zgjedhore, teksa theksoi se dhuna verbale dhe fizike sipas tij, është qëllim për t’u larguar nga llogaridhënia para popullit.
Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare
Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës
“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës
- 23:14 Çipa: Një qeverisje e mençur i merr disa nga diaspora dhe u jep vende në administratë!
- 22:22 “Fryma e protestës është kundër kapitalizmit”, Rexhaj: Këto nuk janë kërkesa!
- 21:59 Hitaj: Nëse protesta vazhdon edhe dy javë, PS dhe PD do luftojnë për vendin e dytë në Tiranë
- 21:49 “Kërkoj ndjesë publike, votova ndryshimet kushtetuese të vitit 2008”, flet ish-deputetja
- 21:30 Të shtëna me armë zjarri ndaj një servisi celularësh në Babrru, kapet i dyshuari 18-vjeçar
- 21:23 Pas tubimit para Kryeministrisë, protestuesit marshojnë në rrugët e kryeqytetit në ditën e 27-të të protestës