Gripi drejt largimit, raporti i ISHP: Bie në rreth 15 mijë numri i vizitave në javë
Gripi ka dalë tashmë nga pragu epidemik. Shifrat e të infekuarve me viroza të stinës dhe grip kanë ardhur në rënie për të dytën javë radhazi.
Sipas të dhënave zyrtare të ISHP në javën që lam pas tek mjeku janë paraqitur 15.478 persona me shqetësime të lidhura me gripin.
Kjo shifër është ndjeshëm më e ulët se dy javë më parë ku, u regjistrua dhe niveli më I lartë I infektimeve me 17602 persona që kërkuan ndihmë mjeksore.
Ekspertët pohojnë se kurba e infektimeve po bie.
Të infektuarit janë shpërnadrë në të gjithë Shqipërinë. Incidence më e lartë e infektimeve vërehet në Tiranë , Mat dhe Gramsh.
Sa i takon moshës, vërehet se shumica i përkasin grup moshës 1-4 vjeç.
Në javën e fundit, vërehet se ka patur edhe një rritje të rasteve të fëmijëve të prekur nga fruthi.
Për dy muajt e parë të vitit janë identifikuar 31 raste, Incidenca e sëmundjes në vend është 1.1 raste/100 000 banorë. Rastet i përkasin moshës nga 0-38 vjeç. Numri më i lartë i përket grupmoshës 5-9 vjec me 35.5% të totalit të rasteve të konfirmuar.
Incidenca më e lartë është në grupmoshën 2-4 vjec me 1.3 raste/100 000 banorë.
Nga 31 rastet e konfirmuar 19 janë shtruar në spital dhe 12 kanë qëndruar në kushte shtëpie.
LEXONI GJITHASHTU:
U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
Riaktivizohet zjarri në Novoselë, vijojnë përpjekjet për shuarjen e flakëve (VIDEO)
Nis zbatimi i amnistisë penale: Qindra të dënuar lënë qelitë, shifrat sipas burgjeve
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike