90-vjeçarja që u vaksinua e para kundër COVID-19: Dhurata më e bukur që kam marrë ndonjëherë

8 Dhjetor 2020 | 10:40

Margaret Keenan, e cila mbush 91 vjeç javën e ardhshme, tha se ishte “dhurata më e bukur që kishte marrë ndonjëherë për ditëlindje”.

Keenan bëri vaksinën e parë të coronavirusit në Mbretërinë e Bashkuar, nga 800,000 dozat e shpërndara në spitale.

Grupet e para që do të vaksinohen në Britani janë personat në moshën mbi 80 dhe stafi shëndetësor. Programi synon të mbrojë grupet që konsiderohen si më të prekurit nga virusi.

Ndërsa 70 spitale në të gjithë vendin kanë nisur punën për të vaksinuar të moshuarit, May Parsons në Spitalin Universitar Conventry, ishte inferierja që injektoi vaksinën e parë në Mbretërinë e Bashkuar.  

Gruaja 90-vjeçare, me origjinë nga Eniskillen tha se “ndihej shumë e priviligjuar të ishte personi i parë që po vaksinohej kundër COVID-19 dhe se ishte dhurata më e bukur që kishte marrë ndonjëherë sepse tani ajo mund të takonte sërish familjarët dhe shoqërinë e saj, pas një viti të vetmuar për shkak të virusit”.

“Nuk di si ta falenderoj znj. Parsons dhe stafin e spitalit që janë kujdesur për mua kaq shumë. Këshilla ime është që të gjithë të vaksinohen. Nëse unë mund ta bëj në moshën 90-vjeçare edhe ju mund ta bëni!” tha Keenan.

 

Lexoni gjithashtu:

Pandemia, përpos barnave dhe dezinfektantëve, rekord prurjesh edhe për maskat

Masat gjatë festave, kufizime më të ashpra në Itali e Greqi, Franca toleron për festa

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026