Gruaja me hijab u dëbua nga pishina, pedagogia: Ngjarje sporadike
Një familje u dëbua nga një resort në Malin e Zi, pasi vajza e tyre kishte veshur hijab dhe pronari i resortit nuk pranoi që të lahej në pishinë.
Entela Hidri, pedagoge tha në një intervistë për Euronews Albania se shoqëria është duke u emancipuar në respektimin e grave me veshje fesë myslimane dhe se ngjarja është sporadike.
“Këto janë raste shumë sporadike, nuk mund t’i quajmë fenomene që duhen trajtuar si të tilla. Janë individë që kanë bindjet dhe paragjykimet e tyre dhe marrin përsipër të vendosin limite të caktuara në pronat e tyre. Gabimi i atij zotërisë është që i lejon njerëzit të futen, merr lekët dhe nuk i lejon të përdorin ambientet. E dimë që nuk janë aq strikt kur dikush futet në pishinë me një bluzë pasi mund të jetë djegur nga dielli. Është bindje personale, edhe pse në 2023 ne duhet të kishim dalë nga këto lloj klauzolash, duhet të ishim europianizuar”, tha ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pronari dëbon nga plazhi familjen myslimane, shkak vajza e mbuluar me shami
- Iran: Gratë djegin shamitë në protestat kundër hixhabit
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë