Gruaja në Brazil çon “xhaxhain” e vdekur në bankë për të marrë kredi, arrestohet
Në Brazil, një grua e çoi trupin e një burri 68-vjeçar në një karrocë me rrota në një degë banke, ku duke lëvizur dorën e tij, u përpoq të nënshkruante një marrëveshje kredie, edhe pse burri kishte vdekur disa orë më parë, tha sot policia braziliane.
Pamjet e kamerave vëzhguese tregojnë Erika Vieira Nunes duke drejtuar trupin e një burri në një karrocë me rrota në një bankë në periferi të Rio de Janeiro të martën teksa i thotë arkëtarit se burri donte të merrte një kredi prej 17,000 reale, ose 3,250 dollarë, raporton Reuters.
Ajo mbante një stilolaps dhe lëvizte dorën e burrit duke thënë: “Xhaxha, po dëgjon? Duhet të firmosësh” dhe i tha arkëtarit se “xhaxhai i saj nuk thotë kurrë asgjë sepse është kështu”, tha policia.
Më pas ajo iu drejtua të vdekurit duke i thënë: “Nëse nuk je mirë, do të të çoj në spital”.
Punonjësit e bankës dyshuan pasi burrit i binte koka sapo gruaja ndalonte së mbajturi dhe më pas është thirrur policia, e cila ka mbërritur me shpejtësi dhe ka arrestuar gruan me akuzën e mashtrimit.
Avokati i saj këmbënguli se burri kishte vdekur në bankë, por policia përmes analizave mjeko-ligjore përcaktoi se ai kishte vdekur para se të mbërrinte në bankë.
LEXONI GJITHASHTU:
Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa
- 12:17 Spanja dhe Gjibraltari festojnë rënien e gardhit kufitar pas nënshkrimit të ‘marrëveshjes historike’
- 12:13 Mbi 140 tifozë të arrestuar në Paris pas gjysmëfinales së Kupës së Botës Francë-Spanjë
- 11:57 Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë