Grumbullimet në fushatë “përplasin” Ramën e Bashën
Teksa prej një jave ka nisur zyrtarisht fushata elektorale, kryeministri Rama dhe kryedemokrati Basha kanë vijuar përplasjen në distancë për fushatën që po zhvillojnë të dyja kampet.
Në një postim në rrjetet sociale, kryeministri Rama ka kritikuar grumbullimin e PD në Korçë. Kryeministri e konsideron fushatën e demokratëve “mizorabël” dhe grumbullimet për të janë “djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter dhe pa përgjegjësi”.
Nga ana tjetër, Partia Demokratike i është përgjigjur kryeministrit Rama. PD deklaron se humbja e zgjedhjeve e ka bërë nervoz kryeministrin dhe kjo e bën të sulmojë takimet elektorale.
Komiteti Teknik i Ekspertëve ka theksuar se nuk lejohet grumbullimi mbi dhjetë persona për shkak të Covid-19, por në takimet e partive në terren, vihet re se ky rregull nuk respektohet.
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta