Grup kriminal i disa vjedhjeve, arrestohen 4 autorët, shpallen në kërkim 3 të tjerë

2 Prill 2025 | 13:48

Policia e Krujës ka arrestuar 4 persona dhe shpallur në kërkim 3 të tjerë, të cilët dyshohet se janë pjesë e një grupi kriminal që ka kryer vjedhje në Fushë Krujë.

Në kuadër të operacionit, janë arrestuar shtetasit me iniciale A. B., 24 vjeç, G. L., 33 vjeç dhe K. B., 29 vjeç, të gjithë banues në Kamëz. Shtetasi K. B. u kap ndërsa drejtonte një automjet të marrë me qira, i cili ishte përdorur nga grupi për të kryer vjedhjet dhe për t’u larguar nga vendngjarjet. Automjeti u sekuestrua si provë materiale.

Grupi dyshohet se ka kryer dy vjedhje në datat 27 dhe 28 mars 2025, ku kanë marrë 16,000 lekë dhe 21 celularë nga dy subjekte të ndryshme. Pjesë e grupit janë shpallur në kërkim shtetasit G. V., 22 vjeç, L. K., 33 vjeç dhe F. B. 33 vjeç, të gjithë banues në Kamëz.

Një prej të arrestuarve është në kërkim edhe për dy vepra të tjera penale, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Policia po vijon hetimet dhe kërkimin për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Këshilli Kombëtar i PD vendos sot për kupolën e re të Partisë, kush ikën e kush vjen

Partia Demokratike mbledh sot Këshillin Kombëtar ku do të votohet për lidershipin e ri të kësaj partie që do të jetë në krahët e Berishës...
14:55 | 15/07/2026

Hita mbledh drejtuesit e Policisë në qarqe: Prioritet siguria gjatë sezonit turistik dhe goditja e krimit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, zhvilloi një takim pune me drejtorët e drejtorive vendore të Policisë në qarqe dhe drejtuesit e...
14:09 | 15/07/2026

Amnistia penale, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve: U liruan 553 persona, 863 të dënuar përfituan zbritje të dënimit

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka dalë me një njoftim lidhur me lirimin e të burgosurve që kanë përfituar nga amnistia penale. 553 persona të...
13:26 | 15/07/2026