Grupi ‘Crossbones’ bën histori, performon në festivalin ndërkombëtar Area53

10 Korrik 2025 | 18:14

Pionierët e metalit ‘Crossbone’s do të shënojnë një moment historik duke u bërë grupi i parë shqiptar i rock që performon në një festival të madh në Evropën Perëndimore.

Crossbones do të ngjiten në skenën e Area53 Festival, i cili zhvillohet në datat 10–12 korrik 2025 në Leoben, Austri.

“Për herë të parë skena e rock shqiptar përfaqësohet në një nivel të tillë europian por edhe botëror. Është privilegj dhe nder që ne jemi pjesë e këtij festivali por edhe përgjegjësi sepse përfaqësojmë skenën e rock shqiptar por edhe Shqipërinë”, tha Olsi Ballta, vokalist.

Të njohur si grupi më jetëgjatë i muzikës rock në Shqipëri, Crossbones vjen me një trashëgimi gati 30-vjeçare në skenën rrokut shqiptar, dhe tani bashkohet me disa nga emrat më të njohur të skenës rock ndërkombëtare .

“Ftesa ka ardhur pas 2 vitesh përpjekje personale, komunikime të vazhdueshme, në fakt nuk është shumë e thjesht, duhet një prezantim shumë I mirë I bandës  dhe shumë këmbëngulje”, shtoi Ballta.

Në këtë festival, Crossbones do të performojë këngët më të njohura nga repertori i tyre, por nuk mungojnë as risitë.

“Risia që do të sjellim ne në këtë festival është se do të luajmë për herë të parë këngën atdhe. Është një homazh i vendit tonë, i historisë sonë, uljet ngritjet gjatë gjithë historisë së tij, me një mesazh kryesor që është “Këtë vend do e bëjnë shqiptarët”, theksoi vokalisti Ballta.

Për Crossbones që u formua në 1996 në Tiranë, pjesëmarrja në festival do krijoj mundësi të reja, për bashkëpunime të mundshme, qoftë me artistë apo me segmente të industrisë së muzikës.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në ditën e 37-të të protestës në Tiranë, duke publikuar në rrjetet sociale një kolazh me dy fotografi që pasqyrojnë...
22:51 | 06/07/2026

Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në...
20:42 | 06/07/2026

Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik

Kanë nisur këtë të hënë regjistrimet për nxënësit që do të ndjekin klasën e parë dhe klasën e dhjetë në vitin shkollor 2026–2027. Aplikimet kryhen...
19:43 | 06/07/2026