Shfaqet “Horizontet e kureshtjes”, historia sekrete e turizmit shqiptar në komunizëm
Në kinemanë e qytetit të Gjirokastrës u shfaq dokumentari “Horizontet e kureshtjes” i cili paraqet historinë sekrete të turizmit shqiptar në periudhën e sistemit komunist.
Filmi i autores Brunilda Liçaj me regji të Enerjeta Janit zbërthen një copëz të së shkuarës së heshtur: survejimi, hotelet, arratisjet, dëshmitë e protagonistëve.
“Dokumentari “Horizontet e kureshtjes” është i fokusuar në vitet 1945-1990, në kohën e komunizmi, në fluksin e turistëve që vinin tashmë nga vendet e huaja si ata mbërrinin, si ata bënin vizita turistike, si lëviznin nëpër territorin e Shqipërisë, pjesa e shpërndarjes së tyre dhe gjithë kjo ka të bëjë me sekretin se çfarë ndjenin turistët e huaj dhe si survejoheshin gjatë qëndrimit në Shqipëri”, tha Brunilda Liçaj, autore.
Një vend të veçantë në këtë film dokumentar zë Gjirokastra me faktet dhe dëshmitë për turistët e huaj që vizituan qytetin e gurtë përpara viteve ’90-të
“Gjirokastra është një nga elementët kryesorë të kësaj historie, jo më kot dokumentari shfaqet në këtë qytet sepse ai ka edhe elemente të lidhura me mjediset, hotelet qytetit pra me gjithë pjesën e turizmit në kohën e komunizmit, Gjirokastra si një nga qytetet që kanë qenë më të vizituara në kohën e komunizmit, normalisht ka patur dhe incidentet e veta, problematikat e veta, dhe të gjitha këto dalin nëpërmjet dokumenteve”, shtoi autorja Liçaj.
Ky film dokumentar është një dëshmi me vlerë për njohjen e Shqipërisë së përpara viteve 90-të sjellë nëpërmjet turistëve të huaj.
LEXONI GJITHASHTU:
Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut
Hapen regjistrimet për klasën e parë dhe të dhjetë afati deri në 31 korrik
Borova kujton një nga masakrat më të rënda të Luftës së Dytë Botërore
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun
- 21:59 Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit