Grupi i ri i mbështetur nga SHBA dhe Izraeli fillon shpërndarjen e ndihmave në Gaza

27 Maj 2025 | 12:08

Një grup i ri dhe kontrovers për shpërndarjen e ndihmave, i mbështetur nga SHBA-të dhe Izraeli, ka filluar punën në Gaza.

Fondacioni Humanitar i Gazës (GHF) tha se kamionë me ushqime ishin dërguar në vende të sigurta dhe se kishte filluar shpërndarjen tek njerëzit. Nuk tha se ku ose sa ndihma ishte shpërndarë.

Grupi, i cili përdor kontraktorë të armatosur amerikanë të sigurisë, synon të anashkalojë OKB-në si furnizuesin kryesor të ndihmës për 2.1 milionë palestinezët në Gaza, ku ekspertët paralajmërojnë për një zi buke që po afrohet pas një bllokade izraelite që zgjati 11 javë.

OKB-ja dhe shumë grupe ndihmash kanë refuzuar të bashkëpunojnë me planet e GHF-së, të cilat sipas tyre bien ndesh me parimet humanitare dhe duket se e “shndërrojnë ndihmën në armë”.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Fitore e madhe për Sanchez dhe Puigdemont në Gjykatën e Drejtësisë të BE-së

Gjykata e Drejtësisë e Bashkimit Evropian ka vendosur që një amnisti për separatistët katalanas nuk shkel dispozitat themelore të ligjit evropian, duke e sjellë udhëheqësin...
12:17 | 16/07/2026

Protesta për riorganizimin e kabinetit, Ukraina emëron kryeministrin e ri

Parlamenti i Ukrainës miratoi të enjten emërimin e shefit të Naftogaz, Sergiy Koretsky, si kryeministër të ri, pjesë e një riorganizimi të qeverisë të urdhëruar...
12:12 | 16/07/2026

BE nënshkruan marrëveshje me Ukrainën për të rritur prodhimin e dronëve

Ukraina dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar një marrëveshje për drone për të kombinuar ekspertizën e Kievit me kapacitetin industrial të Evropës për të rritur prodhimin....
12:05 | 16/07/2026