Grupi i Rithemelimit: PD bashkohet vetëm përmes votës së lirë në parti
Grupi për rithemelimin e Partisë Demokratike ka reaguar pas deklaratave se bashkë me Lulzim Bashën duhet të tërhiqet nga synimi për të drejtuar PD edhe Sali Berisha.
Në deklaratë thuhet se kjo është një përpjekje e Bashës për të bërë pjesë të dështimit të tij Berishën.
“Grupi parlamentar dhe demokratet nuk janë sot para dilemës: Berisha apo Basha. Për Sali Berishën dhe kandidatët e SHL votuan në 6 Mars me gjithë logon e rrëmbyer 70 për qind e demokratëve, ndërsa PD e vulës, bravës pengut dhe bunkerit u rendit e treta për herë të parë në 30 vjet që nga dita e themelimit të saj”, thuhet në deklaratë.
Grupi i rithemelimit mbështet bashkimin e PD dhe sipas tyre kjo arrihet përmes votës së lirë, duke nënkuptuar një garë të hapur për drejtimin e partisë.
“Çdo demokrate dhe demokrat duhet të kuptojë se përjashtimet dhe mungesa e votës së lirë janë vdekja e një force politike! Ringritja dhe fitorja kalojnë jo duke u bërë vegël apo kukull e ndokujt, por vetëm përmes bashkimit i cili realizohet vetëm me një kusht: Vota e lirë”, përfundon deklarata.
Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit
“Rama jepe dorëheqjen”, protestuesit marshojnë dhe ndalen para Parlamentit në Tiranë
- 22:32 Moti i keq, aksident në hyrje të tunelit të Skërficës
- 22:28 Gazetarja: Rama përballë “fëmijëve politikë” të tij, kërkojnë zgjidhje për problemet e krijuara nën qeverisjen e tij
- 22:25 “5 kërkesat nuk mjaftojnë për Shqipërinë e Re”, Manjani: Nuk është zgjidhje, jep dorëheqjen ti të vij unë
- 22:12 “PD të mos flasë në emër të protestës”, Malaj: Partitë politike janë të fundit që duhet të flasin
- 21:58 Rrufeja shkakton zjarr në Dropull, era e fortë rrëzon pemë dhe bllokon rrugën
- 21:57 Aktivisti Goci: Një agjent nuk del me fytyrë të kërkojë dorëheqjen e kryeministrit