Grupi L, kush është banda e rrezikshme që fshihet pas vrasjes së shqiptarit në Greqi

Grupi L
22 Shkurt 2023 | 21:48

Një 37-vjeçar me profesion hidraulik u vra në Greqi të martën aksidentalisht pas një sherri më armë në ambientet e jashtme të një lokali mes 7 shqiptarëve.

Pëllumb Islami mori një plumb në shpatull, në dukje jo plagë e rëndë, por ndërroi jetë 3 orë më vonë si pasojë e gjakderdhjes.

Policia ka bërë me dije se në konflikt është përfshirë një bandë e quajtur “Grupi L”. Kriminelët nga Shqipëria bëhet me dije se kontrollojnë shtëpitë publike dhe shpërndarjen e drogës në qendër të Athinës.

“Grupi L” e mori “famën” kur më 7 janar policia greke arrestoi një 32-vjeçar, pjesë të këtij grupi pas akuzës se kishte skllavëruar një vajzë për disa muaj.

Mediat greke bëjnë me dije se banda e shqiptarëve ka lidhje të forta me policinë në qytet dhe i korruptojnë efektivët me shuma të mëdha parash.

Anëtarët e grupit dallojnë nga tatuazhet në trupin e tyre që lexojnë “Team L”, varëset e trasha të floririt në qafë që i mbajnë të gjithë dhe unaza në pothuajse gjithë gishtat e dorës. “Grupi L” ka qenë pjesë edhe e një videoklipi të një këngëtari shqiptar.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Plagosje me thikë në Fushë-Krujë, 22-vjeçari dërgohet në Spitalin e Traumës

Një plagosje me thikë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të hënë në Fushë-Krujë. Një 22-vjeçar është plagosur me thikë pas një konflikti banal i cili...
21:51 | 13/07/2026

“Kam parë sms që t’i bllokohej rruga Kanye West”, Ferhati: Ka patur thirrje të sulmoheshin bizneset

I ftuar këtë të hënë në Now me Erla Mëhillin, gazetari i Euronews Eni Ferati ka zbardhur prapaskenat e sulmeve të koordinuara ndaj bizneseve në...
21:30 | 13/07/2026

Ish-ministri Vengu publikon mesazhet: Turistëve u kanë çuar sms dhe i kanë nxitur për….

Deputeti dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka zbuluar mesazhet që u...
21:14 | 13/07/2026