Grupi Troplini, vijon prej 4 orësh seanca për 14 të arrestuarit e operacionit “Ura”

23 Maj 2025 | 19:34

Prej më shumë se 4 orësh po vijon seanca për 14 personat e arrestuar me urdhër të SPAK si pjesë e grupit të Troplineve ne Durrës.

Mes personave të ndaluar është edhe ish-efektivi i RENEAS Altin Morina ku avokati i tij mbrojtës Rigert Koni i kërkoi prokurorisë të përcaktojë rolet dhe episodet për secilin nga këto persona.

Kjo për shkak se nga disa prej mbrojtësve kërkojë ti përcaktohet saktësisht vepra penale pasi nuk pranojmë që të jenë pjese e grupit kriminalë në fjalë.

Sipas avokateve materialet e përcjella nga autoritetet italiane janë të vetmit prova ku mbështeten dyshimi i arsyeshëm që janë komunikimet e kryera ne Skyecc.

Mbrojtësit ligjore i kanë kërkuar prokurorisë që përveç bisedave në Sky të fakti të mbështetet edhe në prova të tjera. Ndërkohë deri më tani kanë relatuar 11 persona e ndërsa vetëm 3 kanë mbetur pa folur në sallën nr 1 të gjykatës së posaçme.

Ndërkohë avokati i arrestuar Armand Tragaj qe ka rezultuar përdorues i Sky Ecc dhe që dyshohet për ushtrim te ndikimit te paligjshëm ka deklaruar para GJKKO: Jam i rënduar psikologjikisht dhe vazhdimi i kësaj mase do te rendoj situatat e mia familjare, ku unë jam me dy prindër te sëmurë, njerkën te paralizuar , vëllain ne psikiatri dhe bashkëshorten me fëmijët e vegjël. Dhe për këtë fakt ai kërkoi një mase me të bute sigurie për të qenë pranë familjes.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Si ikën Rama? Xhafo zbulon 2 mënyrat dhe bën llogarinë e mandateve…

Gazetari Endri Xhafo i ftuar këtë të enjte në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur mbi mënyrat se si kryeministri Edi Rama...
22:22 | 16/07/2026

“Drafti i Spiropalit”, Manjani: Nuk është projekt politik

Juristi Ylli Manjani këtë të enjte i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me mocionin e dorëzuar në...
21:51 | 16/07/2026

Dita e 47-të, qytetarët njoftojnë protestë para Parlamentit më 23 korrik. Nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 47-të. Pas qëndrimit para Kryeministrisë, ka nisur marshimi në rrugët e...
21:26 | 16/07/2026