Grupimi i ri brenda PD, Bozdo: në PD ka një energji që kërkon që gjerat të ndryshojnë rrënjësisht
Në studion e “Now”, Eno Bozdo nga Partia Demokratike tha se aksionet e fundit brenda PD-së tregojnë për një energji e cila kërkon që në Partinë Demokratike gjërat të ndryshojnë rrënjësisht.
Përveç ndasisë midis ish-kryeministrit Berisha dhe kreut të PD-së Lulzim Basha, brenda PD-së është krijuar edhe një fraksion i ri, “Iniciativa Demokratike”, nga demokratët Fatbardh Kadilli, Ivi Kaso, Eno Bozdo, Arben Ristani dhe Artan Hoxha.
Eno Bozdo tha se ideja e këtij fraksioni ka nisur që me humbjen e PD-së në zgjedhjet e 25 prillit.
“Lidershipi i partisë kërkonte që humbja t’i faturohej vetëm manipulimeve të palës tjetër, mirëpo pavarësisht kësaj, PD-ja nuk ishte e aftë që të fitonte besimin e qytetarëve shqiptarë”, u shpreh z. Bozdo.
Për PD-në, Eno Bozdo tha se nuk mund të veprojë si ndërmarrje, ku vendimet i merr, sipas tij, vetëm kryetari. Ai theksoi se brenda partisë duhet të ndryshojnë personat, verbi politik, aksionet, kauzat e drejta, dhe përmbajtja ndaj ideologjisë.
“Duhet t’i mbahemi ideologjisë pasi kemi devijime të jashtëzakonshme nga ideologjia”, u shpreh z. Bozdo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun