Grushti i shtetit në Niger, përfundon afati për lirimin e Presidentit
Këtë të diel skadoi afati që blloku rajonal i Afrikës Perëndimore, i njohur si ECOWAS kishte vendosur ndaj udhëheqësit të grushtit të shtetit ushtarak në Niger për të liruar Presidentin Mohamed Bazoum dhe për të rikthyer në pushtet qeverisjen demokratike në vend.
ECOWAS, i paralajmëroi javën e kaluar udhëheqësit e grushtit të shtetit se në të kundërt, mund të përballen me një ndërhyrje ushtarake.
Të shtunën në mbrëmje, grupe të vogla banorësh shiheshin nëpër rrugët e kryeqytetit Niamey teksa mbanin vigjilje në mbështetje të grushtit të shtetit.
Protesta të përditshme në mbarë vendin janë organizuar dhe transmetuar në televizionet shtetërore të kontrolluara nga ushtria për të paraqitur një pamje të mbështetjes masive për grushtin e shtetit.
Udhëheqësit ushtarakë, që kanë marrë me forcë drejtimin e vendit, thonë se e rrëzuan presidentin në mënyrë që të luftojnë më mirë kryengritësit xhihadistë dhe korrupsionin.
Një pjesë e mirë e popullsisë duket se është e gatshme ta pranojë këtë justifikim për grushtin e shtetit dhe po shprehin zemërimin e tyre përballë kërcënimeve për përdorim force nga vendet fqinje.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë