Guardiola fajëson gjyqtarin për humbjen nga Liverpooli
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, nuk ishte i kënaqur me mënyrën se si arbitri e trajtoi golin e anuluar të klubit të tij ndaj Liverpoolit, ndeshja e cila përfundoi me fitoren e kësaj të fundit me rezultat 1-0.
Guardiola goditi arbitrin për shkeljen e rregullores, kur ai e anuloi golin e Manchester Cityt në “Anfield Road”.
Ankesa e tij ka të bëjë me golin e shënuar nga Phil Foden i cili u anulua gjithashtu për një faull të shkaktuar paraprakisht, të cilin gjyqtari e akordoi pas konsultimit dhe shikimit të situatës me teknologjinë VAR.
“Arbitri foli me trajnerët e mi ndihmës dhe tha se nuk do të akordojë faulle të lehta dhe do të jem i qartë. Loja luhej më ritëm shumë të lartë deri tek goli i anuluar dhe nga aty ndryshoi gjithçka”, tha Guardiola.
“Ne nuk e humbëm ndeshjen për këtë, sepse askush nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur, por ne kishim momente kontrolli dhe shënuam një gol, por nuk ia dolëm që të reagonim sërish.”, shtoi ai.
Pas kësaj humbje, City ka mbetur katër pikë prapa Arsenalit në kreun e tabelës, raporton KosovaPress.
LEXONI GJITHASHTU:
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania