Guterres: Duhet të dihet të gjithë të vërtetat rreth kostos klimatike të inteligjencës artificiale

23 Qershor 2026 | 12:56

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres u bëri thirrje udhëheqësve në sektorin e inteligjencës artificiale (IA) të tregojnë të gjithë të vërtetën rreth kostove ekologjike të qendrave të të dhënave, ndërsa kritikoi lëndët djegëse fosile, “burimin katastrofik” të krizave të energjisë dhe klimës.

“Mjaft me kosto të fshehura. Duhet t’i jepet fund barrës së vendosur mbi ata që janë më pak të aftë ta përballojnë atë. Është koha të thuhet e gjithë e vërteta. Nëse inteligjenca artificiale do të ndihmojë në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë, ajo duhet të jetë e ndershme për sa na kushton sot”, tha Guterres në një fjalim në Javën e Veprimit Klimatik në Londër.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së ka njoftuar një iniciativë mbi transparencën mjedisore, sipas së cilës kompanitë më të mëdha të inteligjencës artificiale do të duhet të matin dhe publikojnë gjurmën mjedisore të aktiviteteve të tyre.

“Komunitetet shpesh lihen në errësirë ​​rreth ndikimeve mjedisore të infrastrukturës që po zhvillohet përreth tyre”, tha Guterres, duke pranuar se inteligjenca artificiale konsumon sasi të mëdha uji, toke dhe energjie, megjithëse mund të kontribuojë në përshpejtimin e zgjidhjeve klimatike.

“Nuk mund të investojmë më shumë në një sistem të bazuar në lëndë djegëse fosile”, thirri Guterres ndërsa temperaturat në Britani, Francë dhe Itali thyen rekorde, një tjetër tregues i ndryshimeve klimatike, të cilat janë kryesisht për shkak të djegies së qymyrit, naftës dhe gazit natyror.

“Ne duhet të veprojmë edhe më me zell për të kufizuar në mënyrë strikte shkallën dhe kohëzgjatjen e çdo periudhe në të cilën temperatura rritet mbi 1.5° Celsius”, theksoi Guterres.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Omani: Të gjitha marrëveshjet mbi Hormuzin duhet të respektojnë plotësisht sovranitetin tonë

Omani dhe Irani kanë deklaruar këtë të martë se të gjitha marrëveshjet që lidhen me Ngushticën e Hormuzit duhet të respektojnë plotësisht të drejtat e...
13:58 | 23/06/2026

Rusia lëshon raketa në rajonin e Dnipropetrovskut të Ukrainës, 3 të vrarë dhe 23 të plagosur

Ukraina tha të martën se të paktën tre persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën në një sulm raketor rus në qytetin Krivyi...
13:52 | 23/06/2026

Presidenti dhe ministri i jashtëm i Iranit mbërrijnë në Pakistan pas bisedimeve me SHBA-në

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian dhe ministri i Jashtëm Abbas Araghchi kanë mbërritur këtë të marte në Islamabad të Pakistanit. Delegacioni iranian u prit nga kresidenti...
13:46 | 23/06/2026