Guvernatori i rajonit të Donetsk thirrje banorëve të largohen, shkak luftimet
Guvernatori i rajonit të Donetsk i bën thirrje banorëve të largohen, pasi sulmet ruse po intestifikohen, të cilat dita ditës avancojnë.
Dy ditë pasi presidenti Vladimir Putin shpalli fitoren me pushtimin e një province të Ukrainës lindore thelbësore për qëllimet e tij të luftës, trupat e Moskës kanë përshkallëzuar ofensivën e në provincën fqinje.
Ai pushtoi rajonin e Luhansk e tanimë vëmendja është në Donetsk.
“Ka rreth 350,000 qytetarë që kanë qëndruar këtu në rajon, krahasuar me 1.6 milionë që kanë jetuar më parë. Është një numër shumë i rëndësishëm, prandaj qëllimi im kryesor – dhe do të flas për këtë me administratat lokale dhe do të jem më i prerë, pavarësisht asaj çfarë do të thonë njerëzit , mua më intereson jeta dhe shtëpitë e tyre, por është koha të largohen”, u shpreh Pavlo Kyrylenko.
Sipas të dhënave nga kombet e bashkuara të paktën 12 milionë njerëz janë larguar nga banesat e tyre që kur nisi pushtimi rus në Ukrainë
Më shumë se 5 milionë janë strehuar në shtetet fqinje, ndërsa 7 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda Ukrainës.
Ndonëse me mijëra qytetarë kanë rindërtuar shtëpitë e tyre kryesisht në Kiev planet ushtarake të Putinit mbeten të paqarta dhe më shumë evakuime mund të vijojnë.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid