Guvernatorja e Meinit: 18 të vrarë nga sulmi masiv, i dyshuari në arrati

26 Tetor 2023 | 17:30

Guvernatorja e Meinit në Shtetet e Bashkuara, Janet Mills, ka thënë se 18 persona janë vrarë dhe 13 janë plagosur, si pasojë e sulmeve me armë zjarri në mesnatën e së enjtes.

Një burrë ka gjuajtur me armë zjarri duke vrarë viktimat në një sallë të boullingut dhe në një restorant në Leviston, dhe më pas ka ikur.

Autoritetet kanë nisur kërkime masive për ta gjetur atë dhe u kanë kërkuar banorëve që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.

Mills ka thënë se i dyshuari është Robert Card, i cili konsiderohet i armatosur dhe i rrezikshëm, ndaj autoritetet kanë kërkuar që t’i qëndrojnë larg, nëse e shohin.

Policia e ka identifikuar Card si 40-vjeçar, person me interes për këtë sulm në Leviston.

Thuhet se ai ka qenë instruktor armësh në forcën rezervë të ushtrisë amerikane.

Sipas informacioneve të policisë, Card ka qenë i shtruar për trajtim për dy javë në një qendër të shëndetit mendor, pa dhënë hollësi për llojin e trajtimit që ka marrë.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, ka biseduar gjatë ditës me guvernatoren Mills, si dhe me anëtarët e Senatit dhe të Dhomës së Përfaqësuesve, duke iu ofruar atyre “mbështetje të plotë federale pas këtij sulmi të tmerrshëm”, ka thënë Shtëpia e Bardhë.

Në Mein nuk kërkohet leje për armëmbajtje dhe ky shtet e ka një kulturë të moçme të armëmbajtjes që ndërlidhet me traditat e tij për gjueti dhe për qitje sportive.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spanja: Trump zbuti retorikën pasi mësoi për kontributet e Madridit në NATO

Madridi tha të enjten se presidenti i SHBA-së Donald Trump e kishte zbutur retorikën e tij ndaj Spanjës, disa orë pasi kërcënoi të ndalonte tregtinë...
18:44 | 09/07/2026

NYT: Trump u largua nga Turqia me Air Force One të vjetër për arsye sigurie

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, u largua nga samiti i NATO-s në Ankara me aeroplanin e vjetër Air Force One, në...
18:32 | 09/07/2026

Erika Kirk kërkon që të gjitha provat që lidhen me vrasjen e burrit të saj të bëhen publike

Erika Kirk, e veja e aktivistit të ekstremit të djathtë Charlie Kirk, i ka kërkuar një gjyqtari në Utah të lejojë shfaqjen e hapur në sallën...
18:31 | 09/07/2026