Hajdari: Berisha super energjik, edhe socialistët e admirojnë këtë fakt
Anëtarja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike dhe ish-deputetja, Rudina Hajdari tha se kryedemokrati Sali Berisha është super energjik dhe këtë e tregoi në protestën e djeshme.
Në një intervistë për “Euronews Albania”, Hajdari u shpreh se edhe vetë socialistët që ndoshta e kanë urryer Berishën, e admirojnë për këtë fakt.
“Çështja është ku do jetë kryetari i partisë nesër, do flejë gjumë apo do rikthehet prapë në selinë e Partisë Demokratike dhe do vazhdojë me aktivitetet e tij. Unë mendoj që kemi parë një kryetar partie që është super energjik.
Edhe Partia Socialiste apo kushdo socialist që e ka urren zotin Berisha, e ka admiruar këtë fakt të tij që është në gjendje të ringrejë Partinë Demokratike dhe tashmë ai këtë e ka faktuar”, theksoi ajo.
Sipas Hajdarit, nëse ish-kryetari i PD-së Lulzim Basha do kishte sot logon e partisë dhe do të organizonte një protestë, nuk do ishte në gjendje të mblidhje aq shumë njerëz sa ishin dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
LEXONI GJITHASHTU
Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
Ismail Shehu zgjidhet nga Kuvendi si kryetar i Komisionit të Prokurimit Publik
Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 21:30 Deputetja Luarasi: Reforma territoriale e vitit 2014 solli rezultate konkrete, ja pse duhet një e re
- 21:13 BE miraton paketën e 21-të të sanksioneve ndaj Rusisë, goditen bankat, nafta dhe “flota në hije”
- 19:59 Britania dënon sulmet Huthi ndaj cisternave saudite
- 19:46 Gomarët që po parandalojnë përhapjen e zjarreve masive në Spanjë sfidojnë përpjekjet e teknologjive të larta
- 19:13 Kina do të rrisë prodhimin e energjisë nga era dhe dielli me më shumë se 50% në pesë vjet
- 19:07 Senati amerikan shton Iranin në projektligjin për sanksionet