Hajdarmataj: Si iu mbyll dosja e kokainës kryebashkiakut të Ramës
Ish-zyrtari i policisë Arben Hajdaramaj tha në emisionin Now në Euronews Albania se dosja e parë ndaj kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, pas publikimit të videos duke konsumuar kokainë, është mbyllur me ndërhyrje politike.
Sipas tij, edhe pse prokuroria e mbylli çështjen ndaj tij me pretendimin se nuk gjendej origjina e videos, në rastin e një kryebashkiaku, që është një figurë e rëndësishme publike, hetimet duhet të vazhdonin kryesisht, për të bërë transparencë.
“Ai është një person publik dhe duhet të kishte një transparencë përballë publikut nëse vërtetë ka pasur lidhje apo thjesht u gjend në një ambient. Edhe mbyllja e kësaj çështjeje është bërë me një farë ndërhyrjeje politike. Mbyllja kaq me ngut, është bërë se është kryebashkiak i partisë në pushtet. Në rastin e dytë nuk ka pasur më mbrojtjen politike”, tha Hajdarmataj.
LEXONI GJITHASHTU:
- Pse iu vunë prangat kryebashkiakut të PS? Gazetari: Ju tregoj takimet në tunel
- Balla konfirmon kandidimin e kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj
Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë
- 13:16 Zidane gati të marrë drejtimin e kombëtares së Francës pas epokës së Deschamps
- 13:08 SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve