Balla konfirmon kandidimin e kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj

20 Mars 2023 | 11:24

“Sa i përket rastit të Kryebashkiakut të Mallakastrës nuk ka asnjë ndalim dhe ai do të jetë kandidati ynë”, kështu tha në një deklaratë për mediat kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla. Në këtë formë Balla ka konfirmuar rikandidimin në krye të Bashkisë së Mallakastrës të Qerim Ismailaj-t.

Ismailaj u mor i pandehur nga SPAK, për fshehjen e një dënimi me 3 vite burg në Greqi. Hetimet ndaj kryebashkiakut të Mallakastrës filluan pas denoncimit të Partisë Demokratike. Bëhet fjalë për një ngjarje të ndodhur në vitin 1999, ku Ismailiaj ishte përfshirë në rrahjen e një personi në shtetin fqinj.

Vetëm një muaj më parë Ismailaj është dënuar nga GJKKO me 6 muaj burg, të cilët janë konvertuar me 40 orë pune për interes publik. Ai është akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikim i vulave, i stampave ose i formularëve”.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026