Hajdarmataj vëren të metat e dorëheqjes së Ardi Veliut: As një oficer s’bën shkresë të tillë
Ish-drejtuesi i Policisë, Arben Hajdarmataj shprehet se Ardi Veliu është shkarkuar nga kryeministri Edi Rama dhe nuk kemi të bëjmë me dorëheqje.
Kjo rrugë, sipas tij, është zgjedhur për shkak se, kryeministri ka të drejtë ta shkarkojë vetëm në rast të mos realizimit të objektivave dhe kjo do të përbënte kosto.
Sipas z. Hajdarmataj në marrëdhënien me kreun e qeverisë, Veliu ka qenë një “ushtar i mirë” dhe kritikoi shkeljen e ligjit që në emërimin e tij në krye të Policisë së Shtetit.
Arben Hajdarmataj duke analizuar letrën e dorëheqjes vëren të meta dhe tha se nuk është aspak në lartësinë e një drejtuesi të lartë që ka menaxhuar një strukturë me numrin më të madh të punonjësve, pasi policia numëron 13 mijë të tillë.
“Dorëheqja si akt, pavarësisht formulimit që nuk mendoj se dhe një oficer krimesh që sapo ka dalë nga shkolla nuk bën një shkresë të tillë nga ana procedurale dhe nga ana e formatimit të shkresës sepse në fund të fundit ai është drejtor akoma”, tha z. Hajdarmataj.
“Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
Alibeaj: Në protestë duhet të ishin dy arkivole, jo një! Nuk është simbol i zi, por fund politik
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun