Hakerat kanë kapacitet për të depërtuar më thellë se kaq, thotë juristi

21 Shtator 2022 | 11:55

Juristi Plarent Ndreca komentoi në një intervistë për Euronews Albania sulmet kibernetike ndaj Shqipërisë.

Sipas tij hakerat kanë kapacitet për të depërtuar më thellë se kaq.

Sulme të tilla, u shpreh Ndreca, kanë dëmtuar edhe struktura shumë më të konsoliduara se e Shqipërisë.

“Unë besoj që fakti që një shtet i akuzuar tashmë është mbas këtyre sulmeve, i kanë të gjitha kapacitetet në këtë fushë për të depërtuar akoma më thellë sesa është publikuar. Mos të harrojmë që sulme të tilla, jo vetëm nga Irani, por edhe nga shtete të tjera kanë dëmtuar infrastruktura shumë më të konsoliduara sesa e jona. Por, sidoqoftë ngelet për të parë se sa këta kanë arritur të penetrojnë në strukturat tona digjitale,” – u shpreh Ndreca.

Juristi tha se ekspozimi i këtyre informacioneve po bëhet me qëllim dëmtimin e veprimtarisë së përditshme të institucioneve dhe vetë imazhit të Shqipërisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026