Hakëroi rezervimet e hotelit dhe u mori para klientëve, arrestohet 42-vjeçari

Patrick Wellner
23 Shkurt 2024 | 13:51

Një 42-vjeçar është arrestuar nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, pasi ndërhyri në sisteminin online të platformës booking të një hoteli në Tiranë.

Sipas policisë, 42-vjeçari mori të dhënat e klientëve që kishin rezervuar dhe përmes mashtrimit me e-mail u mori shuma të konsiderueshme parash.

Policia bën me dije se po vijon puna për identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprat penale “Mashtrimi kompjuterik’, “Falsifikimi kompjuterik” dhe “Ndërhyrja në të dhënat kompjuterik

“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Mashtrimeve Kibernetike, në Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e krimeve kibernetike, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Man in the middle”.

Si rezultat i këtij operacioni u ndalua shtetasi F. A., 42 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas, nëpërmjet ndërhyrjeve në sistemet kompjuterike, ka mundur të depërtojë në sistemin e aplikacionit “Booking”, të një hoteli në Tiranë, duke marrë në posedim të dhënat e klientëve. Më pas u dërgonte e-mail, duke i mashtruar online, për të përfituar shuma të ndryshme parash prej tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026