Haaland është një ndër sulmuesit më të mirë në botë, ndërsa ka kontribuar në dhjetëra gola tek Manchester City përgjatë dy sezoneve në këtë skuadër.
Për performancën e tij është vlerësuar maksimalisht nga drejtuesit e klubit, të cilët e paguajnë plot 865 mijë paundë në javë. Kjo shifër është më e larta që ka përfituar ndonjëherë një lojtar në elitën e futbollit anglez. E thënë ndryshe, nordiku është lojtari më i paguar në historinë e futbollit në ishull, duke lënë pas emra si Rooney, Ronaldo, Shevchenko, Tevez, Gerrard, Lampard.
Në një përllogaritje të bërë në Britaninë e Madhe sipas sezoneve, e të publikuar nga Daily Mail, Haaland është paguar me të njëjtën shumë çdo javë në dy sezonet e tij në Angli, që është gati sa dyfishi i asaj që ka përfituar Ronaldo në sezonin 2021-2022 ku luante me djajtë e kuq.
Pas norvegjezit vjen pikërisht ylli portugez, e me radhë më pas Bale, De Gea, Sanchez, Rooney, Tevez, Robinho, Terry, Shevchenko, e i fundit në vitin 1992 është John Barnes, që përfitonte 10 mijë paundë në javë. NË dy sezonet e fundit në Angli, lista e golashënuesve kryesohet nga Haaland, i cili këtë vit ka gjetur 14 herë rrugën e rrjetës, i ndjekur nga Salah dhe Son.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shënoi ndaj ish-skuadrës së tij, Erling Haland: Nuk më ndalin dot
- Dy klauzolat me shifrat marramëndëse në rast largimi të Haland nga Siti