Halit Valteri: Ngjarja e Elbasanit është fabrikuar për t’i nxirë imazhin Shqipërisë

22 Prill 2021 | 16:38

Kandidati i Partisë Socialiste për deputet në qarkun e Tiranës, Halit Valteri tha se ngjarja djeshme në Elbasan është një skenë “krimi e parafabrikuar”, që synon t’i nxijë imazhin Shqipërisë dhe të krijojë trazira në vend.

Ai theksoi se Partia Socialiste është partia e shpresës dhe qytetarët do dinë se cilin subjekt të zgjedhim më 25 prill.

“Janë skena krimi që parafabrikohen për të nxirë imazhin e Shqipërisë dhe për të krijuar trazira në vend. Ekipi i PS është ekipi i shpresës dhe për të mbaruar ato punë që janë  nisur. Ekipi përballë është ekipi i dhunës, shantazhit dhe ekipi i fabrikimit të lajmeve të rreme”, tha ai.

Ai tregoi detaje nga fushata në terren, ndërsa u shpreh se gjuha mes kundërshtarëve politikë duhet të jetë më e qetë.

“Sa herë kemi takuar [kundërshtarët politikë] i kemi dhënë dorën njëri-tjetrit dhe kemi uruar fitoftë më i miri. Kjo ka ndodhur me z. Asllan Dogjani, jemi takuar, i kemi dhënë dorën njeri-tjetrin. Kjo është fryma që duhet bërë gjithë kohës me qytetarët”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026