Hamas mund të pranojë propozimin për armëpushim me kushte të caktuara
Lëvizja palestineze Hamas ka shprehur gatishmërinë për të pranuar një propozim të ri për armëpushim në Rripin e Gazës, të paraqitur nga i dërguari i posaçëm presidencial i SHBA-së, Steve Witkoff, por nën disa kushte dhe rezervash, raporton Al Arabiya.
Mësohet se radikalët mund të kërkojnë lirimin e pengjeve izraelite të mbajtura në Gaza në grupe të vogla për një periudhë prej 60 ditësh, në vend të 2 ditëve siç ishte dakorduar më herët. Po ashtu, Hamas ka kërkuar “garanci reale” nga SHBA-të se Izraeli do të zbatojë marrëveshjen, duke shtuar se propozimi aktual i Witkoff i lë autoritetet izraelite të “lira për të rifilluar luftën” në Gaza.
Gjithashtu, Hamas ka kërkuar më shumë detaje dhe një plan të qartë për tërheqjen e trupave izraelite nga Gaza, një kërkesë që nuk është reflektuar në dokumentin aktual.
Më herët, burimet e Al Hadath njoftuan se përfaqësuesit e Hamasit ishin konsultuar me liderët e disa grupeve të tjera palestineze, të cilët i këshilluan të pranonin propozimin e Witkoff. Sipas Al Hadath, megjithatë, udhëheqësit e Hamasit kanë theksuar se projekti nuk është ideal, por se ofron mundësinë për të ndalur luftimeve dhe për të arritur një armëpushim të përkohshëm.
Disa burime të tjera sugjerojnë se, edhe pse propozimi ka mangësi të dukshme, mund të shohë dritë jeshile për të krijuar një mundësi për uljen e tensioneve dhe arritjen e një armëpushimi në Gaza.
Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
Mbi 900 viktima nga vala e të nxehtit në Holandë
- 18:51 Korreshi flet për gazetarët për garën përballë Nokës si Sekretari i Përgjithshëm: Vendimin e mora sot
- 18:29 Gjermania rrit ndjeshëm taksën mbi duhanin, një paketë pritet të shkojë 12 euro
- 18:07 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
- 18:03 Kremlini hedh poshtë akuzat e Lituanisë për sulme: Histori të hartuara për shpëlarjen e trurit të popullsisë
- 17:52 Debate të ashpra mes Fatmir Xhafajt dhe Endri Shabanit: Ndrysho gjuhën
- 17:37 Raporti: Punëtorët e huaj që largohen nga Greqia përkeqësojnë krizën e tregut të punës