Hamasi bën bilancin: Ky është numri i palestinezëve të vrarë që nga nisja e luftës
Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza thotë se 33,797 palestinezë janë vrarë në ofensivën ushtarake të Izraelit në Gaza që nga 7 tetori i vitit 2023.
Sipas mediave të huaja, Ministria bëri të ditur gjithashtu se 76,465 persona të tjerë janë plagosur.
Po ashtu, bëhet me dije se vetëm brenda 24 orëve të fundit, 68 palestinezë kanë vdekur dhe 94 të tjerë janë plagosur.
Shifrat nuk bëjnë dallim mes viktimave civile dhe ushtarake.
Kujtojmë se që prej datës 7 tetor të vitit të kaluar, datë kur Hamasi kreu një sulm me rreth 1200 të vdekur dhe mbi 240 të rrëmbyer në Izrael, gjë që çoi në nisjen e ofensivës izraelite në Gaza, me mijëra civilë palestinezë kanë mbetur të vdekur.
Izraeli është kritikuar edhe nga faktori ndërkombëtar, të cilët i kanë kërkuar që të tregohet më i kujdesshëm në ofensivën e tij, për të mos marrë jetën e civilëve të pafajshëm.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë