“Axhenda e vetme e Hamas, të vrasë hebrenjtë”, Blinken takon Netanjahun në Tel Aviv

12 Tetor 2023 | 13:35

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu dhe Sekretari Amerikan i Shtetit Antony Blinken po iu drejtohen gazetarëve në një konferencë të përbashkët lajmesh në Tel Aviv.

Netanyahu falënderoi Blinken për vizitën e tij, si në anglisht ashtu edhe në hebraisht.

“Vizita juaj është një shembull tjetër i prekshëm i mbështetjes së qartë të Amerikës për Izraelin”, i tha ai Blinken.

Netanyahu tha, përmes sulmit të kësaj fundjave, “Hamasi e ka treguar veten se është armik i qytetërimit”.

Nga ana e tij, zyrtari i lartë amerikan përsëriti mbështetjen e palëkundur të SHBA ndaj iIzraelit ndërsa iu bëri thirrje të gjitha kombeve të dënojnë terrorin e Hamasit.

“Kushdo që dëshiron paqe dhe drejtësi duhet të dënojë sundimin e terrorit të Hamasit. Hamasi ka vetëm një axhendë – të shkatërrojë Izraelin dhe të vrasë hebrenjtë”, tha Blinken

Megjithatë, ai paralajmëron se duhen marrë masa paraprake për të shmangur dëmtimin e civilëve të çdo kombësie.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Izraeli: S’ka energji elektrike, ujë apo karburant në Gaza derisa të lirohen pengjet

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026