Hamasi i shkruan Trumpit: Gjysma e pengjeve në këmbim të një armëpushimi

22 Shtator 2025 | 17:19

Hamasi i ka drejtuar një letër Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ku i kërkon të garantojë një armëpushim 60-ditor në Rripin e Gazës, në këmbim të lirimit të gjysmës së pengjeve të mbajtura atje. Sipas një raportimi ekskluziv të Fox News, që citon një zyrtar të lartë të administratës amerikane dhe një burim pranë negociatave, letra aktualisht ndodhet në duart e negociatorëve nga Katarit.

Katar do ta dorëzojë këtë kërkesë në Shtëpinë e Bardhë gjatë kësaj jave. Më herët, Doha kishte pezulluar përpjekjet e ndërmjetësimit për të arritur një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe lirimin e 48 pengjeve që mbahen që nga sulmi izraelit ndaj udhëheqjes së Hamasit në kryeqytetin e Katarit, Doha, dy javë më parë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kryeministri britanik paralajmëron Trumpin: Interesi kombëtar vjen i pari

Kryeministri i ri britanik Andy Burnham deklaroi se është i gatshëm ta kritikojë Donald Trumpin, nëse këtë e kërkojnë interesat kombëtare të Britanisë. Ai shmangu...
16:44 | 26/07/2026

Irani dënon sulmet e Ukrainës në Detin Kaspik

Irani ka dënuar sulmin e Ukrainës ndaj një anijeje iraniane në Detin Kaspik, rruga për pjesën më të madhe të tregtisë së vendit me Rusinë. Tre anëtarë...
16:31 | 26/07/2026

1,354 të vdekur nga shpërthimi i Ebolës në Kongo, rritet edhe numri i personave të infektuar

Numri i rasteve të konfirmuara me virusin Ebola në Republikën Demokratike të Kongos ka arritur në 3,075 që kur epidemia shpërtheu më 15 maj. Ebola sipas një raporti...
15:40 | 26/07/2026