Hamasi letër Trump-it, zbardhet propozimi për armëpushim

23 Shtator 2025 | 13:29

Grupi militant Hamasit, pritet t’i dorëzojë një letër presidentit amerikan Donald Trump ku të kërkojë një armëpushim 60-ditor në Gaza, në këmbim të lirimit të menjëhershëm të gjysmës së pengjeve.

Në letër thuhet se për sa kohë që negociatat për një përfundim të përhershëm të luftës vazhdojnë, edhe armëpushimi do të vazhdojë.

Sipas Fox News, letra e Hamasit drejtuar Trump aktualisht mbahet nga ndërmjetësi Katar dhe do t’i dorëzohet presidentit amerikan më vonë gjatë javës.

Zyrtarët shpresojnë se letra do të ndihmojë në rinisjen e bisedimeve për armëpushim në Gazë, pasi negociatat kanë mbetur pezull, në një kohë që Izraeli ka intensifikuar sulmet në enklavën palestineze.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, në maj kishte paraqitur një propozim të ngjashëm me atë në letrën e Hamasit, me një armëpushim 60-ditor, një garanci nga Trumpi se Izraeli nuk do të rifillonte sulmet dhe lirimin e rreth gjysmës së pengjeve, të cilët atëherë ishin 58, ndërsa tani janë 48.

Kryeministri Benjamin Netanyahu shprehu mbështetje për marrëveshjen në atë kohë, por Hamasi bëri kërkesa të reja që sipas Witkoff përfaqësonin një refuzim të propozimit.

Megjithatë administrata amerikane me në krye Trumpin, e kanë bërë të qartë se duan lirimin e të gjitha pengjeve që mbahen ende në Gazë dhe çarmatosjen e Hamasit.

Lëvizja e grupit palestinez vjen para takimit të Donald Trumpit me Benjamin Netanyahu në Shtëpinë e Bardhë më 29 shtator. Ky është takimi i dytë mes dy liderëve në Uashington që nga rikthimi i Trumpit në Shtëpinë e Bardhë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026