Protestuesja pro-palestineze në Australi: U godita me grusht nga një oficer policie
Një oficer policie në Uellsin e Ri Jugor, në Australi, është akuzuar për një sulm të dyshuar ndaj një protestuese gjatë një demonstrate pro-palestineze të mbajtur në Sydney më herët këtë vit.
Protestuesja, Hannah Thomas, një ish-kandidate e Partisë së Gjelbër, pretendon se u godit me grusht në fytyrë nga një oficer policie gjatë protestës së 27 qershorit në Belmore. Si pasojë e goditjes, ajo ka pësuar dëmtime serioze në fytyrë, të cilat kanë kërkuar ndërhyrje kirurgjikale.
Demonstrata u zhvillua jashtë ambienteve të kompanisë SEC Plating, për të cilën protestuesit pretendojnë se furnizon me pjesë armësh Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF), konkretisht për avionët luftarakë F-35. Kompania ka mohuar këto pretendime.
Policia e NSW konfirmoi se oficeri 33-vjeçar, aktualisht nën hetim për një “incident kritik”, është akuzuar për sulm që ka shkaktuar dëmtime trupore. Ai pritet të dalë para gjykatës në muajin nëntor. Punësimi i tij është duke u shqyrtuar ndërkohë që hetimet vazhdojnë.
Policia tha se protesta ishte e paautorizuar dhe se demonstruesve u ishte kërkuar të shpërndaheshin përpara se të shpërthente një përplasje fizike. Pesë persona, përfshirë edhe Hannah Thomasin, u arrestuan në vendngjarje.
Thomas, 35 vjeç, u dërgua menjëherë në spital për trajtim. Në një postim në rrjetet sociale, ajo bëri të ditur se rrezikon të humbasë shikimin në syrin e djathtë.
Ajo u akuzua për mosbindje ndaj urdhrave të policisë dhe rezistencë ndaj arrestimit. Megjithatë, prokurorët vendosën të tërheqin të gjitha akuzat ndaj saj, dhe Thomas përfitoi rreth 22,000 dollarë australianë në formë rimbursimi për shpenzimet ligjore.
Avokati i saj, Peter O’Brien, deklaroi jashtë gjykatës se dëmtimi në syrin e djathtë të Thomas mbetet i pasqaruar dhe paralajmëroi ngritjen e një padie civile në Gjykatën Supreme të NSW.
Padia do të përfshijë akuza për ndjekje penale me qëllim të keq, sulm dhe përdorim të dhunës nga policia, shpërdorim të detyrës dhe abuzim të procesit gjyqësor.
Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen
Vrau 6 persona në Gjermani, autori ishte arratisur nga një burg në Turqi. Po vuante dënimin për abuzim me vajzën e tij
Mision shpëtimi në hapësirë, anija kozmike “Link” niset për të ngritur orbitën e teleskopit Swift që rrezikon të bjerë në Tokë
- 16:09 “Është radha e brezit të ri për të luajtur”, Mahrez tërhiqet nga kombëtarja e Algjerisë pas eliminimit nga Kupa e Botës
- 16:04 Sondazhi i OECD: Shqiptarët shtyjnë daljen në pension për shkak të pasigurisë financiare
- 15:54 Sulmet izraelite, UNICEF: 100,000 fëmijë libanezë rrezikojnë të mbeten pa shkollë nëse klasat nuk riparohen
- 15:44 Stuhi në Elbasan, shiu dhe breshëri shkaktojnë vështirësi në qarkullim (VIDEO)
- 15:36 Trajneri i Gjermanisë, Julian Nagelsmann jep dorëheqjen pas skualifikimit nga Botërori
- 15:29 Ankesa të reja në Gjykatën Supreme kundër rezultatit të zgjedhjeve në Kosovë