Hamasi liron pengun me shtetësi amerikano-izraelite

12 Maj 2025 | 19:16

Grupi militant Hamas ka liruar pengun Edan Alexander me shtetësi amerikano-izraelite që mbahej në Rripin e Gazës.

Lajmi vjen ndërkohë që një sulm ajror izraelit në një shkollë të kthyer në strehimore në veri të Gazës ka lënë të vrarë rreth 16 persona, shumica gra dhe fëmijë.

Hamasi, i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian tha se lirimi i Edan Alexander është bërë si gjest vullneti të mirë ndaj administratës Trump, në përpjekje për të ringjallur bisedimet për përfundimin e luftës.

Sipas shërbimit emergjent të Ministrisë së Shëndetësisë në Gaza, të paktën pesë fëmijë dhe katër gra janë mes viktimave në sulmin që ndodhi në zonën e Jabalisë. Dhjetëra të tjerë janë plagosur.

Ushtria izraelite ka fajësuar Hamasin për humbjet civile, duke thënë se luftëtarët e këtij grupi veprojnë në zona të dendura me popullsi civile. Për sulmin e fundit nuk ka pasur ende një koment zyrtar nga ana e ushtrisë izraelite.

Lirimi i pengut dhe sulmi ndodhën në prag të vizitës së presidentit amerikan Donald Trump në Lindjen e Mesme, ku ai pritet të vizitojë Arabinë Saudite, Katarin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe gjatë kësaj jave.

Pas përfundimit të një armëpushimi dy muaj më parë, Izraeli ka intensifikuar ofensivën e tij në Gaza.

Bllokada dhjetëjavore ndaj ushqimeve, ilaçeve dhe furnizimeve të tjera po thellon krizën humanitare në enklavën e rrethuar.

Ministria e Shëndetësisë në Gaza, e drejtuar nga Hamasi, thotë se mbi 50,000 persona janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i ofensivës izraelite në vitin 2023, e cila u ndërmor në përgjigje të sulmeve të Hamasit më 7 tetor.

Izraeli thotë se 58 pengje vazhdojnë të mbahen në robëri, ndërsa besohet se rreth 23 prej tyre janë ende gjallë. Shumë nga 250 pengjet e rrëmbyer nga militantët e udhëhequr nga Hamasi gjatë sulmit të vitit 2023 janë liruar përmes marrëveshjeve të armëpushimit.

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar

Kryeministri Sir Keir Starmer ka akuzuar miliarderin e teknologjisë Elon Musk se “po përpiqet të shkaktojë përçarje” në Mbretërinë e Bashkuar, pas vrasjes së Henry...
16:02 | 04/06/2026

Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi

Presidenti libanez Joseph Aoun ka deklaruar të enjten se Shtetet e Bashkuara do të informohen për qëndrimin libanez për armëpushimin menjëherë sapo të marrin përgjigje...
15:55 | 04/06/2026

Alarm në SHBA, paraziti mishngrënës gjendet te një viç në Teksas! Ishte zhdukur prej vitesh

Një parazit mishngrënës, i rrallë në SHBA në gjashtë dekada, është gjetur te një viç në Teksas, në një zhvillim alarmues për industrinë e bagëtive në...
15:48 | 04/06/2026