Hamasi po përgatit një përgjigje pas ofertës për armëpushim në Gazë

30 Prill 2024 | 09:07

Hamasi – grupi palestinez i shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, po shqyrton ofertën e Izraelit për një armëpushim 40-ditor në luftën në Rripin e Gazës.

Duke u kthyer në Katar pas bisedimeve të fundit në Kajro, delegacioni i Hamasit tha se do të “diskutonte idetë dhe një propozim… ne duam të përgjigjemi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha një burim i Hamasit për AFP-në, në kushte anonimiteti.

Burime egjiptiane i thanë Al-Qahera News, një faqe e lidhur me shërbimet e inteligjencës egjiptiane, se delegacioni i Hamasit do të “kthehej me një përgjigje me shkrim”.

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken i përshkroi kushtet e armëpushimit si “jashtëzakonisht bujare”, ndërsa Shtëpia e Bardhë u kërkoi kolegëve ndërmjetësues – Egjiptit dhe Katarit – të rrisin presionin ndaj Hamasit për të pranuar përpjekjen e fundit për t’i dhënë fund luftës gati 7-mujore.

Presidenti amerikan, Joe Biden u bëri thirrje udhëheqësve egjiptianë dhe të Katarit “të bëjnë çdo përpjekje për të siguruar lirimin e pengjeve të mbajtura nga Hamasi”, duke e quajtur atë “pengesën e vetme” për sigurimin e ndihmës për civilët në Rripin e rrethuar të Gazës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin

Irlanda ka miratuar legjislacionin për të krijuar regjistrin e parë publik në vend të autorëve të dhunës në familje. I njohur si Ligji i Jennie-s,...
21:55 | 17/07/2026

Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake

Udhëheqësit e Gjermanisë dhe Francës u zotuan të premten të thellojnë bashkëpunimin në mbrojtje dhe të kundërshtojnë konkurrencën e fortë ekonomike nga Kina, e cila,...
21:00 | 17/07/2026

Zjarr masiv në Norvegji, digjen 50 banesa (VIDEO)

Më shumë se 50 shtëpi u shkatërruan nga zjarri të premten pranë qytetit Drammen në Norvegjinë jugore, ndërsa zjarrfikësit luftuan për të kontrolluar flakët mes...
20:36 | 17/07/2026