Hamasi sulmon me raketa Izraelin, vazhdojnë luftimet në Gazë

26 Maj 2024 | 20:45

Sirenat për sulme ajrore u dëgjuan në Tel Aviv të dielën për herë të parë pas më shumë se katër muajsh, ndërsa lufta mes Izraelit dhe grupit militant Hamas vijon në Gazë.

Krahu i armatosur i Hamasit, Brigada Al-Qassam tha se nisi një sulm me raketa ndaj Tel Avivit në përgjigje të siç thuhet në një mesazh të shpërndarë në rrjetin telegram të grupit militant ndaj “masakrave që po bëhen ndaj civilëve” palestinezë.

Shërbimet izraelite të urgjencës thanë se nuk kishin marrë njoftime për viktima apo të plagosur. Sulmi sinjalizoi se grupi militant është ende në gjendje të sulmojë me raketa Izraelin, pavarësisht ofensivës shtatë mujore shkatërruese të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës.

Ushtria izraelite tha se raketat u lëshuan nga zona e qytetit jugor të Gazës, Rafah, ku forcat izraelite filluan së fundmi një ofensivë. Zyrtarë të ushtrisë izraelite thanë se raketat e Hamasit u shkatërruan nga sistemet e mbrojtjes.

Më herët, u raportua se kamionët me pako ushqimore kishin hyrë në Gazë nga Izraeli jugor në bazë të një marrëveshjeje të re për të anashkaluar pikëkalimin në Rafah.

Egjipti refuzon të rihapë anën e tij të vendkalimit kufitar në Rafah derisa kontrolli i pjesës së Gazës t’u kthehet palestinezëve. Por Kajro ra dakord të devijonte përkohësisht trafikun e kamionëve përmes kalimit në Kerem Shalom të Izraelit, pas një telefonate midis presidentit të amerikan Joe Biden dhe presidentit egjiptian Abdel-Fattah el-Sissi.

Për jugun e Gazës ndihmat ishin ndërprerë që kur Izraeli nisi operacionet në Rafah më 6 maj. Që atëherë, mbi 1 milion palestinezë janë larguar nga qyteti, ku shumica tashmë janë zhvendosur në pjesë të tjera të territorit të rrethuar.

Në veri të Gazës po futen ndihma përmes një pikëkalimi tokësor si dhe portit të përkohshëm të ndërtuar nga ushtria amerikane.

Luftimet vazhduan gjithashtu të dielën në veri të Gazës, në Jabaliya, një zonë ku më herët u zhvilluan luftime intensive, por tani Izraeli thotë do të parandalojë rithkimin e Hamasit në këtë zonë.

Përpjekjet për arritjen e një marrëveshjeje për ndërprerjen e luftimeve dhe kthimin e më shumë se 100 pengjeve ende të mbajtura në Gaza janë bllokuar për javë të tëra, por pati shenja të një lëvizjeje në fundjavë pas takimeve midis zyrtarëve të inteligjencës izraelite atyre amerikane dhe kryeministrit të Katarit. Por një zyrtar i Hamasit mohoi më vonë raportet e mediave izraelite se bisedimet do të rifillonin në Kajro të martën, duke i thënë agjencisë së lajmeve Reuters: se nuk kishte një datë.

Ndërsa Izraeli po kërkon kthimin e pengjeve, kryeministri Benjamin Netanyahu ka thënë vazhdimisht se lufta nuk do të përfundojë derisa Hamasi të eliminohet.

Militantët e udhëhequr nga Hamasi vranë rreth 1200 njerëz, kryesisht civilë, dhe rrëmbyen rreth 250 të tjerë në sulmin e 7 tetorit në Izrael, sipas të dhënave izraelite. Rreth gjysma e pengjeve janë liruar, shumica në shkëmbime me të burgosurit palestinezë të mbajtur nga Izraeli gjatë një armëpushimi njëjavor në nëntor.

Fushata e bombardimeve dhe ofensiva e Izraelit në Gazë ka shkakatuar vrasjen e mbi 35 mijë palestinezëve dhe plagosjen e mbi 80 mijë të tjerëve, njoftoi Ministria e Shëndetësisë në Gazë, që kontrollohet nga Hamasi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026