Hamasi: Të paktën 27 të vrarë nga sulmi izraelit në një shkollë në Gazë
Të paktën 27 persona u vranë në një sulm izraelit ndaj një shkolle që strehonte persona të zhvendosur në Nuseirat në Rripin e Gazës, njoftoi sot zyra e medias e qeverisë së Hamasit.
Ushtria izraelite nga ana tjetër pretendon se ka marrë masa për të siguruar që asnjë civil të mos jetë vrarë në sulmi dhe se objektivi ishte një bastion terrorist” në shkollë.
Deri më tani, nuk ka asnjë konfirmim nga Ministria e Shëndetësisë palestineze për sulmin, në të cilin u plagosën disa dhjetëra persona, raporton Reuters, duke theksuar se ai nuk mund të verifikonte më tej informacionin.
Zyra mediatike e Hamasit tha se të paktën 27 persona u vranë dhe akuzoi Izraelin për kryerjen e një “masakre të tmerrshme”.
Ambulancat dhe ekipet e shpëtimit kanë dërguar të plagosurit dhe të vdekurit në një spital aty pranë.
Pamjet në mediat sociale treguan klasa të shkatërruara dhe trupa të vdekur të mbështjellë me qefin në një morg.
“Mjaft luftë! Ne jemi zhvendosur dhjetëra herë. Ata na vranë fëmijët ndërsa flinin”, bërtiti një grua e plagosur në sulm në një video.
LEXONI GJITHASHTU:
SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë