Krizë urie në Gaza, furnizimi me ushqime, ujë e medikamente ende i bllokuar

5 Qershor 2024 | 15:01

Një raport i ri ka paralajmëruar se ka gjasa që kriza e urisë të ketë përfshirë veriun e Gazës, edhe pse nuk mund të konfirmohet pa prova solide.

Kriza e urisë ekziston kur 20 për qind e banorëve vdesin prej saj; kur 30 për qind e fëmijëve vuajnë; kur 2 të rritur ose 4 të mitur për çdo 10 mijë banorë vdesin përditë nga uria si pasojë e komplikacioneve të saj.

Por autorët e raportit, nga Rrjeti i Sistemeve të Paralajmërimit të Urisë, deklarojnë se aftësia e tyre për të mbledhur të dhëna është penguar nga lufta dhe kufizime e saj.

Nga ana tjetër, Izraeli ka mohuar vazhdimisht ekzistencën e krizës së urisë dhe ka hedhur poshtë zërat se po e përdor atë si armë kundër Hamasit.

Një deklaratë zyrtare mund të përdoret si provë në Gjykatën Ndërkombëtare Penale si dhe në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, ku Izraeli akuzohet për gjenocid.

Raporti vë gjithashtu në dukje se përpjekjet për të shtuar ndihmat në Gaza janë të pamjaftueshme dhe i bëri thirrje shtetit hebre që të veprojë urgjentisht.

Shumica e 2.3 milionë banorëve të Gazës është zhvendosur që nga fillimi i luftës, bën të ditur Ministria e Shëndetësisë, e cila shton se 36 mijë palestinezë janë vrarë.

Përhapja e ofensivës izraelite në Rafah ka ndërprerë zinxhirin e furnizimit me ushqime, medikamente dhe ujë të pijshëm për palestinezët.

Në jug, disa mijëra palestinezë janë kthyer në Khan Junis, ku mungon infrastruktura bazike dhe ku njerëzit po luftojnë për të siguruar një sasi minimale uji për të mbijetuar.

Ndërkohë, pavarësisht presionit të Shteteve të Bashkuara ndaj Izraelit dhe Hamasit për të pranuar planin e armëpushimit, ende nuk ka një marrëveshje.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Sulmet do të vazhdojnë”, ndërsa përplasja për Hormuzin intensifikohet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se sulmet ajrore kundër Iranit do të vazhdojnë derisa ai të vendosë se “është mjaft”. Teherani dhe...
08:13 | 15/07/2026

OKB: Qershori shënon muajin më vdekjeprurës për civilët në Ukrainë që nga prilli i vitit 2022

Më shumë civilë u vranë në Ukrainë në qershor sesa në çdo muaj të vetëm që nga prilli i vitit 2022, thanë Kombet e Bashkuara,...
07:59 | 15/07/2026

Ushtria amerikane godet dhjetëra objektiva në raundin e fundit të sulmeve ndaj Iranit

Komanda Qendrore e SHBA-së, CENTCOM,  tha të martën vonë se ka përfunduar një raund shtesë sulmesh kundër Iranit, duke goditur “dhjetëra objektiva ushtarake” pranë Ngushticës...
07:51 | 15/07/2026