Sulmet izraelite vrasin të paktën 37 palestinezë në Gaza

29 Maj 2024 | 10:21

Granatimet dhe sulmet ajrore izraelite kanë vrarë të paktën 37 persona, shumica të strehuar në tenda, jashtë qytetit jugor të Gazës, Rafah, gjatë natës dhe të martën, thanë dëshmitarët, punëtorët e emergjencës dhe zyrtarët spitalorë.

Sulmet u kryen në të njëjtën zonë ku ndodhën sulmet ajrore që shkaktuan një zjarr vdekjeprurës ditë më parë në një kamp të të zhvendosurve palestinezë, raporton Associated Press.

Zjarri në kamp nxiti zemërim ndërkombëtar, përfshirë edhe të disa prej aleatëve më të ngushtë të Izraelit, lidhur me zgjerimin e ofensivës ushtarake në Rafah.

Ushtria izraelite sugjeroi se zjarri i së dielës në kampin me tenda u shkaktua nga shpërthimet dytësore, potencialisht nga armët e militantëve palestinezë. Ushtria izraelite tha se shkaku i zjarrit ende është duke hetuar, por zëdhënësi i ushtrisë, Daniel Hagari, tha të martën se municionet izraelite që u përdorën, që ushtria tha se janë përdorur për të shënjestruar dy luftëtarë të Hamasi, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian, ishin të vogla sa të ishin burimi i zjarrit.

Sulmi i Izraelit në Rafah, i nisur më 6 maj, shtyu më shumë se 1 milion persona të largoheshin nga qyteti, tha të martën agjencia e Kombeve të Bashkuara që ndihmon refugjatët palestinezë. Shumica e tyre veçse janë zhvendosur disa herë për shkak të luftës mes Izraelit dhe Hamasit, që nisi pothuajse tetë muaj më parë.

Sulmet e ditëve të fundit kanë goditur zona në perëndim të Rafahut, ku ushtria izraelite nuk ka urdhëruar civilët që të evakuohen. Trupat tokësore izraelite dhe tanket janë duke operuar në lindje të Rafahut, në pjesët qendrore të qytetit dhe përgjatë kufirit Gaza-Egjipit.

Granatimet mbrëmje e së hënës dhe në orët e para të së martës në perëndim të Rafahut vranë të paktën 16 persona, tha Mbrojtja Civile palestineze dhe Gjysmëhëna e Kuqe palestineze. Shtatë nga të vrarët ishin në tenda, rreth 200 metra nga vendi i sulmit të së dielës.

SHBA-ja dhe aleatët e tjerë të Izraelit e kanë paralajmëruar kundër një ofensive në shkallë të plotë në këtë qytet. SHBA-ja e konsideron një ofensivë të tillë si “vijë të kuqe”, duke thënë se do të bënte që Uashingtoni të ndalte furnizimin me armë sulmuese për Izraelin.

Sulmet e fundit në Rafah vijnë pasi javën e kaluar Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi Izraelin që të ndalë ofensivën në Rafah. Vendimi i GJND-së është pjesë e rastit të ngritur nga Afrika e Jugut, e cila e akuzon Izraelin se po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gazë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026

Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta

Irani thotë se marina e saj shënjestroi një anije detare amerikane që strehonte një “qendër komande dhe kontrolli” ndërsa ajo po i afrohej ujërave territoriale...
22:27 | 03/06/2026