Hapen 600 vende të përkohshme pune në administratën shtetërore

5 Qershor 2025 | 14:20

600 vende të lira pune të përkohshme janë hapur në administratën shtetërore. Qeveria ka miratuar programin kombëtar të praktikave të punës në institucionet publike për profesionistë të rinj, me qëllim përfitimin e përvojës profesionale dhe zhvillimin e aftësive në sistemin administrativ.

Programi synon të përfshijë të rinj nga mosha 21 deri në 29 vjeç, të diplomuar në ciklin e parë ose të dytë të arsimit të lartë, që nuk kanë qenë pjesë e mëparshme e programit dhe që nuk kanë punuar më parë në administratë publike.

Programi përbëhet nga një periudhë praktike 3-mujore dhe një periudhë punësimi 1-vjeçar me kontratë, që njihen si përvojë pune gjatë rekrutimit.

Gjatë praktikës, të rinjtë përfitojnë kompensim financiar prej 500 lekë në ditë dhe trajnim në Shkollën Shqiptare të Administratës Publike.

Institucionet pjesëmarrëse janë të detyruara të caktojnë persona kontakti dhe mbikëqyrës për praktikantët, ndërkohë që deri në 250 praktikantë do të përzgjidhen për punësim në administratën shtetërore pas mbylljes së praktikës.

Ky program ka për qëllim integrimin e profesionistëve të rinj në shërbimin civil dhe forcimin e kapaciteteve të administratës publike shqiptare.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e 47-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. U bashkohen edhe studentët e veshur me pelerinat e diplomimit

Qytetarë, aktivistë, fëmijë e të moshuar janë mbledhur sërish këtë të enjte në ditën e 47-të të protestës, ku si çdo herë, po mbajnë fjalimet...
20:22 | 16/07/2026

Aksident i rëndë në Elbasan-Librazhd, humb jetën 19-vjeçari pasi makina del nga rruga

Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu është regjistruar këtë të enjte në aksin rrugor “Elbasan–Librazhd”. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Mengël, ku...
19:21 | 16/07/2026

Helmimi i Akademisë së Sigurisë, AKU: Analizat janë në rregull, zhbllokoni aktivitetin e SORI-AL

AKU ka zhbllokuar ditën e sotme aktivitetin e kompanisë Sori-AL, i cili ishte ndërprerë pas helmimit të 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë. Përmes një...
19:06 | 16/07/2026